Na ishte se ç’na ishte…

… rrëfenja e një gjirafe që lindi më 25 maj të vitit 1961, në ditën e Shën Sofisë.

Asokohe, të vetmet lodra kafshë që mund të gjeje ishin kafshë të fermës dhe figura këlyshësh…

Prandaj një ditë, në Francë, një zotërie të quajtur RAMPO, i cili ishte shumë i zoti për ta shndërruar lateksin (lëngun qumështor) që rridhte nga pema e kauçukut HEVEA duke përdorur kallëpët rrotullues si koncept për prodhimin e lodrave, i lindi ideja që të dizajnonte një gjirafë. Figura e një kafshe të tillë ekzotike do të ishte e para e llojit të vet në treg, ndërsa madhësia dhe forma e saj do të ishin të përshtatshme që ta shtrëngonte dora e vogël e foshnjes.

Gjirafa Sofi (Sophie la giraffe), që edhe atëherë dukej njësoj si sot, hyri në prodhim më 25 maj, prandaj dhe mori këtë emër.

Ajo pati sukses menjëherë. Prindërit e rinj menjëherë e kuptuan se foshnja e tyre duhej ta kishte këtë lodër… Kur nisin shenjat e dhëmbëve të parë, Gjirafa Sofi ndihmon foshnjat të ndalin lotët!

Fama e gjirafës së vogël mori dhenë, fjalë pas fjale. Që nga ajo kohë, në të gjithë botën, breza të tërë fëmijësh lumturoheshin kur dëgjonin zërat që lëshonte Sofi sa herë që ia shtypnin kokën ose barkun!

VULLI, një kompani me qendër në Rumili në rajonin e Savojës së Epërme në Francë, vazhdon të ruajë me shumë kujdes sekretin se si prodhohet kjo lodër e mrekullueshme.

Edhe sot e kësaj dite, Gjirafa Sofi vazhdon të prodhohet në mënyrën tradicionale, proces ky që përfshin më shumë se 14 veprime që kryhen me dorë.

Ajo është 100% e përbërë nga goma natyrale që nxirret nga lëngu qumështor i pemës hevea.

Zbulo më shumë