Stimulon të pesta shqisat

Gjirafa Sofi është LODRA E PARË E FOSHNJES,

që stimulon SECILËN SHQISË që nga mosha 3 muajshe

Shikimi

Në moshën 3 muajshe, shikimi i foshnjes është ende i kufizuar dhe ai mund të shquajë vetëm kontrastet e mëdha. Njollat e errëta dhe me kontrast që të tërheqin vëmendjen mbi të gjithë trupin e Gjirafës Sofi janë stimuluese dhe shumë shpejt, lodra bëhet objekt i zakonshëm dhe qetësues për foshnjen.

Nuhatja

Aroma e veçantë e gomës natyrale nga pema e heveas e bën Gjirafën Sofi shumë të veçantë dhe të lehtë që foshnja juaj ta identifikojë në mesin e të gjitha lodrave të tjera.

Prekja

Prekja është mënyra e parë që foshnja komunikon me botën jashtë. Ndjesia e butë e Gjirafës Sofi, ashtu si lëkura e foshnjes, stimulon reagime fiziologjike dhe emocionale që e qetësojnë foshnjen dhe nxisin rritje të shëndetshme dhe mirëqenie.

Dëgjimi

Angullima e Gjirafës Sofi e argëton foshnjen dhe ia stimulon shqisën e të dëgjuarit. Në fillim, tingulli qesharak që lëshon ajo kur e shtypin ndihmon për t’ia stimuluar të dëgjuarit dhe më pas, e ndihmon foshnjen të kuptojë lidhjen ndërmjet shkakut dhe pasojës.

Shija

Me përbërje 100% të gomës natyrale dhe të ngjyrave ushqimore, lodra është krejtësisht e sigurtë për t’u kafshuar. Gjirafa Sofi është e ngjashme me majën e shishes së foshnjeve. Materiali i butë i saj dhe pjesët e shumta të kafshueshme (veshët, brirët, këmbët), e bëjnë lodrën e përkryer për të qetësuar mishrat e dhëmbëve të foshnjes gjatë kohës kur po i dalin dhëmbët.

E lehtë për t’u kapur

Falë formës së saj dhe madhësisë prej 18cm, Gjirafa Sofi është e përkryer për duart e vockla të foshnjes. Ajo është shumë e lehtë dhe këmbët dhe qafa e saj e gjata e bëjnë të lehtë për t’u kapur nga foshnja, madje që në ditët e para të jetës.

Zbulo më shumë